Lajme

Kastrati: LVV-ja t’i kërkojë falje PDK-së, ka mbjell urrejtje mes shqiptarëve


Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovë, Ardian Kastrati

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovë, Ardian Kastrati, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje, që t’i kërkojë falje PDK-së për fryrjet e sharjet që janë bërë ndaj kësaj partie, pasi LVV dhe PDK bën koalicion në Gjilan e Podujevë për të bashkëqeverisur.

“Në emër të kësaj lufte politike lidershipi i VV-së me vite i ka helmuar njerëzit, i kanë verbuar dhe kanë mbjell shumë urrejtje mes shqiptarëve”, shkroi Kastrati në Facebook.

Nuk kam pritur që ta zëmë Kurti t’i kërkojë falje Presidentit Hashim Thaçi që i ka thënë “martoje djalin me vajzën e Vuçiçit”.

“Nuk kam pritur që kjo humoristja Albulena Haxhiu t’i kërkojë falje familjes së kryetarit Kadri Veseli që e ka quajtur kriminel. Nuk kam pritur që ky kryetari i ri i VV-së në Gjilan të kërkoj falje që PDK-në e ka quajt në një studio televizive para pak kohe “kastë kriminelësh”.

Ai ka theksuar se “këto si kam prit sepse për që gënjen e mashtron Kurti me kompaninë e tij për mua është e qartë moti”.

Por sipas tij, “ishte deshtë që lidershipi i VV-së me ju tregu votueseve e militantëve të vet se ju kemi rrejt e manipuluar kur ju thoshim se PDK dhe partitë tjera janë totalisht të kriminalizuara dhe këtë e kemi bërë vetëm me qëllimin për me ardhë në pushtet”.

“U uroj militantëve të VV-së koalicionet në katër komuna me partitë që e shkatërruan Kosovën siç thoshin dikur VV-ja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore