Shqipëria

Kastrati Group/Investime dhe ulje çmimesh në aroportin e Rinasit


Ulet tarifa e pasagjerëve në aeroportin “Nënë Tereza” me 2.5 euro. Lajmin e bëri të ditur drejtori i Tirana Internacional Airport (TIA), Costandin Von Alvesleben. Ai, gjithashtu shtoi që kjo ulje do të ndikojë edhe tek çmimi i biletës.

“Reduktimi i tarifës për pasagjer nga 12.5 euro në 10 euro është zhvillimi më i ri. Është një ndryshim i ligjit të koncesionit që është miratuar në vitin 2004 dhe mund të themi që jemi të lumtur sepse automatikisht do të shkojë në ulje të çmimit të biletës që pasagjerët paguajnë dhe mendoj që është një vendim që ndikon edhe në futjen e kompanive të tjera me kosto më të ulët”.

Këto janë vendimet e para që po ndërmerren nga kompania shqiptare Kastrati Group. Kjo e fundit mori në zotërim 100% të kapitalit aksionar të aeroportit, pas blerjes së aksioneve nga kompania kineze.

Investimet

Si pjese e ndryshimeve të Kontratës së Koncesionit, drejtori i TIA-s njofton një paketë e plotë investimesh.  Investimet që arrijnë një total prej afërsisht 100 milionë euro do të jetë në vëmendjen e menaxhimit. Fokusi i investimeve do të jetë  zgjerimin e kapacitetit akomodues të aeroportit, zgjatimin e pistës, përmirësimin e plotë të infrastrukturës së aeroportit dhe përmirësimin e ndjeshëm të cilësisë së shërbimeve.

Plani i investimeve nga koncesionari i ri synon të tërheq sa më shumë linja low cost, përfshirë “Ryan Air”. Rrjedhimisht efekti do të ndihet në uljen e çmimit të biletës që paguajnë udhëtarët e TIA-s. Ky plan pritet të ketë ndikim në rritjen e turizmit në Shqipëri dhe përmirësimin e lehtësisë së të bërit biznes.

Ndryshim tjetër është edhe liberalizimi i tregut të karburantit të avionëve.

“Ka edhe një ndryshim tjetër që është liberalizimi i shërbimeve të tokës dhe liberalizimi i tregut të karburantit të Avionëve do të sjellin një erë të re në zhvillimin e transportit dhe aeroportit në tërësi”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore