Shqipëria

Kartëmonedha të reja në qarkullim


Banka e Shqipërisë ka njoftuar që po ndjek procedurat për prodhimin e kartëmonedhave të serisë së re.

Prerjet 1 mijë lekëshit dhe 10 mijë lekëshit, do të hidhen në qarkullim gjatë vitit 2021.

Nuk është bërë akoma me dije se si do të jetë materiali apo pamja e kartëmonedhave.

“Prodhimi i një serie të re kartëmonedhash është një proces kompleks, gjatë të cilit mund të hasen vështirësi teknike që mund të shkaktojnë ndryshime në afatet e planifikuara për hedhjen në qarkullim të kartëmonedhave”.

Kartëmonedhat ishin parashikuar të hidheshin në treg vitin e kaluar, por pandemia ndali punën e prodhimit të tyre.

Sipas njoftimit strukturat e bankës janë angazhuar në plotësimin e kërkesave të tregut për para fizike.

Gjithashtu kanë  siguruar një stok të mjaftueshëm me qëllim përballimin e nevojave në rritje të ekonomisë.

“Prerjet e reja e bëjnë shumë të vështirë falsifikimin e tyre”, ndërsa kanë thënë që në “vitin 2022 do të hidhet në treg prerja e fundit prej 500 lekësh”./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore