Pajisje

Karrocat inteligjente në Kroger


Kroger, zinxhiri amerikan i dyqaneve ushqimore, në bashkëpunim me startup-in Caper po vënë në punë një program pilot për futjen e karrocave inteligjente në dyqanin e Kroger në Madeira, Chio.

Cnet, faqe dedikuar të rejave teknologjike, bën me dije se programi i karrocave inteligjente quhet KroGo dhe përdor një pjesë të vogël të mjeteve teknologjike që ndihmojnë blerësit të lëvizin përmes dyqanit dhe jashtë derës së tij.

Në pjesën e përparme, karroca është e pajisur me një ekran të madh me prekje i cili mundëson lidhjen e klientëve me rekomandimet e platformës në formë liste të blerjes duke përfshirë edhe ofertat promocionale.

Sipas Cnet, përmes kamerës së inkorporuar në karrocë me vizionin kompjuterik lejon të skanosh, peshosh dhe vlerësosh produktin, ndërsa lexuesi i kartes mund të kryejë blerje direkte.

Për sa i përket blerjes së duhanit, alkoolit dhe artikujve të farmacisë, karroca inteligjente nuk i ka pjesë të programit të shërbimit.

KroGo nuk është hapi i parë i rrjetit ushqimor Kroger për implementimin e blerjes së zgjuar. Ai ka testuar automjetet autonome të dërgesave në Arizona dhe gjithashtu, ka bashkepunuar me Microsoft-in për mjetet digjitale të etiketimit të rafteve./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore