Kultura

Karpathos vend i sistemit matriarkat


Karpathos është një nga ishujt më të bukur të Greqisë. Ndërstesat e bardha të vendosura maje kodrave dhe natyra e pa prekur e bëjnë këtë ndër ishujt më përallorë të Greqisë.

Greqia shquhet si një vend i cili ruan traditat e lashta jo vetëm nga mbetjet arkeologjike, por edhe trashgimin e kulturës dhe jetës sociale.

Ishulli, që ndryshe nga ishujt e tjerë grek nuk ka restorante dhe hotele luksoze, tërheq turistë për bukuritë e tij të paprekura, por edhe për një dukuri të veçantë të organizimit shoqëror në komunitetin e banorëve të ishullit, që ka të bëjë pikërisht me matriarkatin.

Dikur, në shoqërinë primitive, matriarkati ishte forma mbizotëruese, ku rolin drejtues në jetën ekonomike, shoqërore e familjare e luante gruaja.

Sot, thuajse nuk ekziston më asnjë vend i tillë në botë që ta përshkruajë veten si matriarkat, përveç disa fiseve që jetojnë akoma në pyje dhe xhungla.

I vetmi vend i një shoqërie moderne që duket se vazhdon akoma të ndjekë këtë sistem udhëheqje, është Karpathos-i.

Një nga ndalesat e para në udhëtimin në Karpathos është Avlona, ​​një zonë e vogël banimi që merret kryesisht me bujqësi.

I njohur si vendi ku gratë janë në krye, ishulli ka tërhequr vëmendjen edhe të historianëve për të ditur nëse ky nocion është paksa i ekzagjeruar, dhe për të parë si ndahen rolet midis burrave dhe grave.

Sipas tyre, është e vërtetë që gratë drejtojnë jo vetëm shtëpinë dhe kuzhinën, por angazhohen më shumë sesa burrat, kudo.

Ata mbajnë role të rëndësishme, por më shumë se kaq, rolet e tyre vlerësohen.

Jo më kot shpesh gratë e Karpothis-it krahasohen me perëndeshat e mitologjisë greke, të afta që përmes forcës dhe zgjuarsisë së tyre të drejtojnë dhe të kujdesen që komuniteti i tyre të mbijetojë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore