Shqipëria

“Karma” në Vermosh, grabitën shtëpinë dhe u aksidentuan


Në Vermosh të Malësisë së Madhe është regjistruar një grabitje me një incident, në dëm të grabitësve.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se banesa e shtetasit me iniciale T.T., është grabitur nga dy persona të paidentifikuar.

Dy të moshuarit, të cilët banonin aty, janë lidhur nga grabitësit që morën më pas sende me vlerë dhe shuma parash.

Këta të fundit, më pas kanë marrë automjetin tip “Volkswagen” që ka qenë i parkuar në oborrin e banesës dhe janë larguar.

Por makina e tyre është përfshirë në një aksident automobilistik.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve të saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore