Sport

Kapiteni i Milan-it është një hap larg transferimit te Lazio


Alessio Romagnoli momentalisht është futbollist pa klub, pasi i ka skaduar kontrata me Milan-in.

Kapiteni i kuqezinjve është ende në negociata me Milan-in për ta vazhduar kontratën, por drejtuesit e klubit ia kanë ofruar një pagë më të ulët sesa ajo që përfitoi gjatë këtyre viteve mbrojtësi i tyre.

Kjo duket që nuk i ka pëlqyer Romagnoli-it, i cili me gjasë do të largohet nga “San Siro”, sidomos edhe pasi e ka humbur vendin në formacionin titullar.

Në këtë mënyrë, ai ka marrë një ofertë të mirë nga Lazio, ku mediat italiane shkruajnë se së shpejti ai do të transferohet aty.

Sipas mediave në Itali, Lazio i ka ofruar kontratë katër-vjeçare italianit, me një pagë prej 4 milionë euro në sezon.

Kjo ofertë i ka plotësuar kërkesat e 27-vjeçarit, të cilat nuk i ia ofroi klubi i Milan-it.

Kujtojmë që Milan-i shpenzoi 25 milionë euro për ta transferuar Romagnol-in nga Roma në vitin 2015.

Deri më tani ai numëron 247 ndeshje me fanellën e kampionëve të Italisë, prej të cilave ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar pesë asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore