Lajme

Kapet gruaja e ish-zyrtarit ukrainas me 28 milionë dollarë në valixhe


Gruaja e ish-deputetit ukrainas, Igor Kotvitsky, u kap duke sjellë 28 milionë dollarë të paketuara në valixhe në kufirin hungarez, raportojnë mediat ukrainase.

Anastasia Kotvitska, gjendej në një pikë kontrolli në Vylok, kur doganat hungareze zbuluan çantat me dollarë amerikanë dhe euro në një furgon. Përveç 28 milionë dollarëve, valixhet gjithashtu thuhet se ishin mbushur edhe me1.3 milionë euro.

Kotvitska ishte duke udhëtuar me dy shtetas hungarez si dhe me nënën e saj, Galina Kuche.

Një çështje penale është hapur tani nga Byroja Shtetërore e Hetimit që akuzon Kotvitska-n për mosdeklarim të parave.

Burri i Kotvitska-s, i cili dikur ishte një nga politikanët më të pasur në Ukrainë, tha se historia është e rreme dhe “paratë e tij supozohet se vazhdojnë të ruhen në bankat e Ukrainës”.

“Unë nuk kam marrë asgjë,” tha Kotvitsky.

Ai i tha revistës “The Times” se gruaja e tij po largohej nga Ukraina për të lindur, por nuk e pranoi se i kishte paratë me vete.

Biznesmeni rus, Seyar Kurshutov, shkroi për incidentin në një postim në Facebook më 20 mars se zyrtarët ukrainas “nuk i vunë re” çantat.

Nuk ka pasur asnjë përgjigje zyrtare nga doganat, shkruanin mediat ukrainase, duke shtuar se informacioni ende po verifikohej.

Kotvitsky mohoi që gruaja e tij të ishte arrestuar.

Ish-deputeti ukrainas, Igor Kotvitsky

Ka një ndjeshmëri të madhe në Ukrainë për elitën e pasur që kërkon të çojë pasurinë e saj jashtë vendit, duke shmangur frenimin e ikjes sw   kapitalit në një kohë kur fati i vendit varet në balancë.

Kovitsky thuhet se kontrollon nëpërmjet bashkëpunëtorëve Sistemet e Energjisë Bërthamore të Ukrainës dhe depozitat e uraniumit në vend.

Ai shihet gjithashtu se ka lidhje të ngushta biznesi dhe politike me ish-ministrin e Brendshëm, Arsen Avakov.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore