Jetesë & Stil

Kanye West shpenzoi mbi 12 milion dollarë të parave të veta në fushatën e tij presidenciale


Këngëtari amerikan Kanye West, “tronditi” publikun kur përpara tyre me 4 korrik të vitit 2020, shfaqi kandidaturën e tij për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

E vërteta doli të jetë ashtu siç flitej, fushata presidenciale e Kanye West 2020 ishte kryesisht e vetë-financuar.

Raporti përfundimtar i Komisionit Federal të Zgjedhjeve të West konfirmon se ai kishte kontribuar me rreth 12.4 milion dollarë të parave të tij drejt fushatës për president, raporton revista People, transmeton Albanian Post.

Kanye grumbulloi afërsisht 2 milion dollarë nga donatorë të jashtëm, me të cilat kontribuoi në përgjithshme në fushatën në 14,538,989,74 $.

Ekipi i West raportohet se shpenzoi 13.2 milion dollarë gjatë gjithë kandidimit të tij presidencial.

Sipas People, më shumë se gjysma e atyre parave (rreth 7.5 milion dollarë) ishin shpenzuar në përpjekjet e tij për të fituar qasje në votime në sa më shumë shtete të jetë e mundur.

Kjo gjë që ishte e vështirë për West, pasi që ai kishte humbur afatet e rëndësishme të FEC-së dhe nuk arriti të përmbushte kërkesat e nënshkrimit në shumë shtete.

Kur gjithçka u krye, Kanye West nuk mori as 60,000 vota.

Vendet që e suportuan më tepër atë ishin Tenesi dhe Minesota, ku ai fitoi rreth 10,000 dhe 7,600 vota.

Albanian Post ju sjell listën që përfshinë disa nga vendet ku Kanye fitoi mbështetje më të madhe në garën presidenciale të SHBA-ve, sipas “Deadline.

 

Arkansas: 4040

Kolorado: 6,127

Idaho: 3092

Iowa: 3,197

Kentaki: 6,259

Luiziana: 4,894

Minesota: 7654

Misisipi: 3,117

Oklahoma: 5,590

Tenesi: 10,195

Utah: 4,311

Vermont: 1,255

43-vjeçari ishte prodhimtari e pashtershme lajmi gjatë gjithë kohës së fushatës së tij, dhe në shumicën e rasteve për të shkruhej me motive negative.

West mori reagime të ashpra mbi një seri komentesh të bëra gjatë tubimeve, si dhe në Twitter.

Sjellja e tij aludohet të ketë shkaktuar probleme midis tij dhe ish-gruas së tij, Kim Kardashian.

Fushata presidenciale e West ishte “kashta e fundit” për Kardashian, thonë burime të afërta të Page Six, dhe pas përfundimit të saj u mbyll edhe kapitulli me ish-gruan e tij, Kim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore