Futboll

Kane i jep barazimin Tottenham-it për një… kavilje


Në përpjekje heroike për t’i dhënë një pikë Tottenham-it në ndeshjen kundër Everton-it, e cila mbaroi me rezultatin 2 – 2, sulmuesi Harry Kane u dëmtua në kavilje.

Problemi në kyçin e 27-vjeçarit u konstatua pasi u pa të hidhej për të larguar një top nga cepi fundor në favor të Everton-it. Pasi u hodh për topin, momenti kur zbriti mbi fushë, Kane u përkul duke kapur kaviljen.

Trajneri i Hotspur-ëve Jose Mourinho, tha se nuk ka dijeni sa i rëndë është dëmtimi i yllit anglez.

“Ajo është një pyetje (dëmtimi i Kane-it) nga e cila pres një përgjigje sa më shpejt”, tha Mourinho për BBC Sport.

“Fakti që ai e ka shfaqur (dëmtimin) do të thotë diçka sepse ai kurrë nuk flet kot. Të gjithë e kemi ndjerë frikën se në një moment, për arsye përtej kontrollit tonë apo të atij (Kane-it), nuk do të jetë prezent në formacionin e të mërkurës (kundër Southampton) apo të atij të të dielës (finalja e Kupës së Carabao-s)”, përfundoi Mourinho.

Kane-in e ka shoqëruar një seri dëmtimesh në kavilje që nga viti 2017 e deri në 2019-ën. Në 2019-ën, dëmtimi ishte aq i rëndë saqë iu desh të largohej nga programet e Hotspur-ëve për rreth një muaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore