Sport

Kane dëshiron qëndrimin pas ardhjes së Conte-s


Sulmuesi i Tottenham-it, Harry Kane

Harry Kane ka shprehur dëshirën për të qëndruar edhe më gjatë te Tottenham-i pas emërimit të Antonio Conte-s në krye të gjelave.

Emri i Harry Kane ka qenë dhe vazhdon të mbetet një ndër më të përmendurit sa i përket merkatos.

Futbollisti anglez gjatë verës së kaluar ishte shumë afër të largohej, por në fund shuma e kërkuar nga Levy nuk u arrit nga askush.

Kur përfundoi sezoni i kaluar, Kane u përshëndet me tifozët e Tottenham, por doli të ishte një përshëndetje bosh.

Harry Kane përshëndetet me tifozët gjatë ndeshjes së fundit si vendas në sezonin 2020/’21

Por tani, emërimi i Conte-s duke se ka ndryshuar gjithçka, sipas mediave angleze.

Kane mendon se me Antonio-n në stol, ai mund të arrijë në një nivel tjetër të lojës së tij.

Mënyra se si Conte i ka përdorur dhe i ka “ringjallur” sulmuesit si Diego Costa dhe Romelu Lukaku, e shtyn sulmuesin anglez të besojë që me italianin ai do të kalojë një periudhë shumë të mirë.

Kane do të vëzhgojë situatën dhe të marrë vendimin përfundimtar gjatë sezonit.

Por, tani është pothuajse e sigurt që Kane e mendon të ardhmen në “Tottenham Stadium”, dhe me Conte-n në krye ai më në fund ëndërron që gjelave t’ia sjellë një trofe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore