Bota

Kanadaja mbrapa me vaksinimin anti-Covid 19


Edhe pse kanadaja ka siguruar sasinë më të madhe të dozave të vaksinave anti-Covid 19 për kokë banori, ajo po lufton për t’i siguruar ato.

Të premten, kryeministri kanadez Justin Trudeau premtoi një shtim të dozave Pfizer dhe Moderna, të vetmet të autorizuara aktualisht për përdorim në vend.

Nga ana tjetër, kritikët thonë se ai nuk është duke i dorëzuar vaksinat në kohë dhe ka dal jashtë premtive të bëra se mund të vaksinojë gjithë popullsinë deri në fund të shtatorit.

Vaksinimi në Kanada ka filluar më 14 dhjetor dhe deri më tani janë përdorur 1.18 milionë doza. Sipas të dhënave të Bloomberg, ajo qëndron e 40-ta në renditjen globale.

Pak më shumë se tre persona në 100 kanë marrë të paktën një dozë, krahasuar me rreth 14 në SHBA dhe 21 në Mretërinë e Bashkuar.

Deri tani renditen mbi 823 mijë raste të konfirmuara në vend dhe mbi 21 mijë vdekje.

Përse janë shkaktuar vonesat?

Kanadaja u kritikua në fund të vitit të kaluar për furnizime të shumëfishta me vaksina.

Ajo ka nënshkruar marrëveshje me shtatë furnizues të vaksinave, Moderna, Pfizer, si dhe ato që priten të autorizohen si AstraZeneca dhe Johnson&Johnson. Një total prej mbi 400 milionë doza.

Megjithatë burimet thonë se Kanadaja mund të mos kishte siguruar dot aksesin e duhur për një

Vendi vendosi të investojë në vaksina nga fabrikat evropiane, nga frika se SHBA, nën ish-presidentin Donald Trump, mund të ndalonte eksportin.

Por fabrikat evropiane po luftojnë me furnizimin dhe kohët e fundit ka qenë Bashkimi Evropian, që ka kërcënuar me ndalime.

Kanadasë i mungon kapaciteti i prodhimit vendas për vaksinat.

Të premten, Trudeau njoftoi se Kanadaja do të marrë disa doza Pfizer përpara afatit dhe ka blerë katër milion doza shtesë të vaksinës Moderna.

Gjithashtu është duke ndërmarrë një përpjekje për të rritur prodhimin e brendshëm. Javën e kaluar njoftoi nënshkrimin e marrëveshjen e saj të parë për të lejuar një vaksinë të huaj të zhvilluar nga Novavax, të prodhohej në vend.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore