Pajisje

Kanadaja do të ndalojë Huawei-n dhe ZTE-në nga rrjeti 5G


Kanadaja do të ndalojë kompanitë Huawei dhe ZTE nga rrjeti 5G i vendit.

Lëvizja e vendos vendin në linjë me aleatët e shkëmbimit të inteligjencës, por rrezikon t’i ftoh më tej marrëdhëniet me Kinën.

Qeveria e bëri njoftimin pasi sinjalizoi për muaj të tërë se synonte të bllokonte kompanitë kryesore të telekomunikacionit të Kinës nga aksesi në rrjetet 5G.

“Do të ndërmarrim çdo veprim të nevojshëm për të mbrojtur infrastrukturën tonë të telekomunikacionit”, ka thënë ministri i inovacionit, François-Philippe Champagne.

Dhe se ofruesit e telekomunikacionit që tashmë kanë pajisje nga firmat, duhet t’i heqin ato dhe nuk do të kishte asnjë kompensim nga qeveria.

Përgjatë viteve, kompanitë kanadeze të telekomunikacionit kanë shpenzuar gati 546 milionë dollarë në pajisjet Huawei, kryesisht në pajisje 4G ose LTE.

“Jemi të zhgënjyer, por jo të befasuar. Jemi të befasuar që qeverisë iu desh kaq shumë kohë për të marrë një vendim”, ka thënë zëdhënësi i Huawei-t, Alykhan Velshi.

“E shohim këtë si një vendim politik, i lindur nga presioni politik kryesisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka vijuar ai.

Ministri i sigurisë publike, Marco Mendicino, e ka quajtur masën një “hap të domosdoshëm” mes skepticizmit në rritje për besueshmërinë e Pekinit.

Për vite me radhë, Kanadaja është përballur me presion në rritje veçanërisht nga SHBA-të, për të ndaluar pajisjet 5G të Huawei-t për shkak të frikës se mund të rrezikojë sigurinë kombëtare.

Në vitin 2018, Kanadaja njoftoi se do të shqyrtonte çdo shqetësim të mundshëm të paraqitur nga adoptimi i teknologjisë.

Por çdo vendim u vonua pasi shefja financiare e Huawei-t, Meng Wanzhou, u arrestua në Kanada me një urdhër të SHBA-ve.

Në një veprim që shihet gjerësisht si hakmarrje, Kina arrestoi dy kanadezë, Michael Kovrig dhe Michael Spavor, duke i akuzuar më vonë ata për spiunazh.

Mosmarrëveshja e gjatë mori fund pasi një gjykatë e Kolumbisë urdhëroi lirimin e Meng. Edhe Kina i liroi dy kanadezët disa orë më vonë.

Me zvarritjen e përplasjes, marrëdhëniet midis dy vendeve u përkeqësuan.

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore