Lajme

Kanada: Mungesa në  furnizimin me vaksina kundër COVID-19


Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, tha më 22 janar se Pfizer e kishte siguruar që do t`i mundësonte Kanadasë sasinë e plotë të vaksinave deri në fund të marsit. 

Prodhuesi farmaceutik i vaksinave, Pfizer  konfirmoi se Kanadaja nuk do të merrte vaksina gjatë javës së ardhshme. Ky njoftim shkakton probleme në provincat që kanë mungesa në  furnizimin me vaksina. 

Pfizer tha se do të shkurtojë furnizimet dhe për Bashkimin Evropian (BE).

Trudeau, i cili gjendet nën presionin e kundërshtarëve politikë për menaxhimin e mungesës së vaksinave shtoi se javët  e ardhshme do të ishin sfiduese. Drejtori ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla, e kishte siguruar atë se do furnizohej me 4 milion doza vaksinash. Këto dora jane planifikuar t`i jepen Kanadasë deri më 31 mars.

Trudeau  tha se ndihej i irrituar për faktin që pavarësisht përkeqësimit të valës së dytë një pjesë e kanadezëve vazhdonte shkonte me pushime. Kryeministri kanades tha se Ottawa  do të merrte masa për ta  bërë më të vështirë dhe më të shtrenjtë udhëtimin.

Trudeau foli të enjtën me  drejtuesit e 10 provincave. Një pjesë e së cilëve kërkuan që Ottawa  të ndalojë udhëtimet jo-thelbësore. Kryeministri kërkoi qytetarëve kanadezë të vazhdonin të qëndronin në shtëpi. 

Kanadaja deri më tani ka raportuar 18 mijë e 622 vdekje për shkak të  coronavirusit. Ajo numëron 731 mijë e 450 raste me COVID-19. Qeveria e Trudeau ka kërkuar që personat që mbërrijnë në Kanada të vetë-karantinohen për 14 ditë.

Trudeau është duke konsideruar mundësinë që të detyrojë  personat që do të mbërrijnë në Kanada të vetë-karantinoheshin në hotele. Në këtë rast shteti kanadez do të marrë përsipër shpenzimet./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore