Shqipëria

Kampioni i vlerave evropiane – Xhaçka përkujton Sassolin


Mëngjesi i 11 janarit nisi me një lajm aspak të mirë për komunitetin e Bashkimit Evropian, pasi u mësua mbi ndarjen nga jeta të Presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli, në moshën 65-vjeçare, pas një përkeqësimi shëndetësor dhe dy javëve intensive i shtruar në spital.

Ndërkohë, kryediplomatja shqiptare, Olta Xhaçka, e ka përkujtuar atë e shuar, si një kampion të vlerave evropiane.

“Një presidenti i jashtëzakonshëm”, shkruan ajo në Twitter. “Mik i dashur për shqiptarët. E vajtojnë sot këtë italian të pashoq dhe evropian krenar”.

Si shkoi drejt zgjedhjes?

Sassoli ishte përballë tre kandidatëve të tjerë, kur i hyri garës për postin e lartë brenda strukturave të BE-së.

Që në fjalën e parë, fryma përbashkuese e unionit u ndje në fjalët e tij. Presidenti i sapo zgjedhur në vitin 2019, u bëri thirrje të gjitha vendeve që të përqaseshin për nga filozofia e themeluesve të organizimit.

Kështu, ai e nisi retorikën anti-nacionaliste. Një frymë e tillë përçarëse, ishte futur në gjithë Evropën e veçanërisht në vendet anëtare të Bashkimi Evropian.

“Të lëmë pas luftën dhe nacionalizmin, në këmbim të paqes dhe barazisë”.

Ky ishte mesazhi, i cili e shoqëroi atë në gjithë rrugëtimin tre-vjeçar kur mbajti postin.

Sakaq, një dekadë më parë, në vitin 2009, ai la pas karrierën tre-dekadente në gazetari, për t’u zgjedhur si anëtar i Parlamentit Evropian nën përfaqësinë italiane.

Ai bëri pjesë në Aleancën e Socialistëve dhe Demokratë – e dyta më e madhe brenda PE-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore