Film

Kampioni i peshave të mesme, Israel Adesanya, fansi më i madh i “Anime” (Video)


Njëri nga luftëtarët më të mirë në botë i arteve marciale, kampioni i peshave të mesme në UFC, Israel Adesanya, është fans i madh i serialeve të animuara japoneze, ose ndryshe të quajtura “Anime”.

Në shumë nga ndeshjet e tij ose në konferencat para mediave, Adesanya i referohet personazheve të “Anime”.

Disa nga “Anime”-t e tij të preferuara janë: Avatar, Naruto e Deathnote.

Edhe nofkën e tij, Adesanya e kishte marr nga Avatar.

Titulli i Avatar është, “The Last Airbender”, ndërsa Adesanya e ka transformuar këtë titull në nofkën e tij e cila është “The Last Stylebender”.

Pasioni i Adesanya për anime mund të shihet në tatuazhet e tij.

Në barkun e tij ai merr frymëzim nga dy seri të ndryshme. Njëra nga tatuazhet është një Ying dhe Yang  dhe tjetra është vula e Kuramas e cila është e njëjta me vulën e Narutos.

Në krahun e tij të djathtë, Adesanya ka një tatuazh të Toph Beifong, një personazhi nga Avatar. Adesanya ka tatuazh të saj pasi është personazhi i tij i preferuar nga ai serial.

Në “Face off” përball Anderson Silvas, ai i referohej një nga dueleve më të forta në Naruto, ndeshjes mes Rock Lee dhe Gaara.

Ai kishte postuar një foto duke e prezantuar veten si Rock Lee dhe Anderson Silvan si Gaara.

Ai e ka porositur edhe makinën e tij që të duket si Kurama, kafsha te Naruto.

Në një postim në instagram tregon se i ka lënë emrin “Kurama”.

“E kam porositur makinën që dritat e makinës të duken si sytë e Kuramës”, kishte thënë Adesanya në inervistë.

Adesanya po ashtu kishte postuar një fotot në instagram me makinën e tij duke ju referuar përsëri Narutos.

“Njihuni me Kuramën, chakra që zotëron kjo kafshë është e tepërt për t’u trajtuar nga shumica. Unë jam #jinchuriki që jam mallkuar që e kam vulosur brenda meje. Nuk jam me fat, jam i bekuar”.

Kur bëri foton me titullin e tij ai vendosi t’i referohet një nga personazheve më të dashura për fansat e Anime, Itachi Uchihas.

Këto janë disa nga momentet më të mira të Israel Adesanyas lidhur me Anime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore