Përballje

Kampionët fitojnë derbin ndaj Bashkimit


Kampioni në fuqi, Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në udhëtim me rezultat 71:76, në kuadër të javës së nëntë në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.

Bashkimi e nisi më mirë ndeshjen, duke pasur epërsi deri në tetë pikë në çerekun e parë 18:10 dhe 22:14, derisa kjo pjesë përfundoi me shifrat 22:16.

Prizrenasit kishin epërsi deri në dhjetë pikë, 31:21, por Ylli u kundërpërgjigjen shpejt, duke shkrirë epërsinë dhe barazuar shifrat në 31:31, ndërsa shkuan në pushim me shifrat 32:38.

Periudha e tretë ishte tërësisht e barabartë, ndërsa epërsia më e lartë ishte 42:50, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 47:52.

Lojë interesante u zhvillua në 10 minutat e fundit, ku një minutë nga fundi rezultati ishte 65:67, por në çastet vendimtare kampionët e Kosovës ishin më të vëmendshëm dhe triumfuan me shifrat 71:76.

Te Bashkimi u dallua Immanuel King me 18 pikë e 12 kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Gëzim Morina me 22 pikë e tri kërcime dhe Brandon Radolph me 15 pikë e dhjetë kërcime.

Bashkimi ka pesë fitore dhe katër humbje, kurse Ylli gjashtë fitore dhe katër humbje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore