Sport

Kampionët e Turqisë transferojnë ish-futbollistin e Barcelonës


Kampionët në fuqi të Turqisë, Trabzonspor, janë duke u përgatitur për sezonin e ardhshëm.

Pasi transferuan Enis Bardhin, Trabzonspor tani kanë arritur marrëveshje për transferimin e ish-futbollistit të Barcelonës, Marc Bartra, i cili aktualisht është pjesë e Real Betis-it.

Ky i fundit do t’i kushtojë rreth 5 milionë euro kampionëve të Turqisë, të cilët tashmë kanë arritur marrëveshje edhe për kontratën, e cila thuhet të jetë tre-vjeçare.

Kujtojmë që Bartra ishte pjesë e Barcelonës prej sezonit 2010 deri më 2016, ku arriti t’i fitonte 13 trofe, në mesin e tyre edhe dy Liga të Kampionëve.

Ai në total numëron 103 paraqitje me klubin blaugrana, prej të cilave kishte shënuar edhe gjashtë gola.

Ndërkaq, përveç Barcelonës e Betis-it, ai ishte edhe pjesë e Borussia Dortmund-it për dy sezone.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore