Sport

Kampionati i Femrave mbyll fazën e parë


Kampionati i Femrave në futbollin shqiptar ka përmbyllur fazën e parë, pas 11 javësh të luajtura. Edhe në këtë kampionat Vllaznia është kryesuese. Ndiqen nga Apolonia dhe Tirana.

Java e 11 prodhoi këto rezultate: Kinostudio fitoi 8-0 përballë Lushnjes, Vllaznia fitoi 3-0 kundër Juban Danja, Teuta humbi 1-9 kundër Tirana AS, Partizani fitoi 4-0 me AAS, Skënderbeu fitoi 7-0 kundër Bilisht Sportit dhe Apolonia dhe Tirana u ndan në barazim pa gola.

Vllaznia kryesuese ka 33 pikë, me 11 fitore në po kaq ndeshje. 78 gola të shënuar dhe tre të pësuar për shkodranet. Apolonia e vendit të dytë ka 28 pikë, nëntë fitore, një barazim dhe një humbje. 76 gola të shënuar dhe gjashtë të pësuar për fieraket. Tirana e vendit të tretë ka 26 pikë, tete fitore, dy barazime dhe një humbje. 80 gola të shënuar dhe 11 të pësuar.

Në vendin e katërt renditet Tirana AS, me 22 pikë, shtatë fitore, një barazim dhe tre humbje. Me 60 gola të shënuar dhe 17 të pësuar. Në vendin e pestë gjendet Juban Danja, me 21 pikë, shtatë fitore dhe katër humbje. 36 gola të shënuar dhe 15 të pësuar. Kinostudio renditet në vendin e gjashtë me 18 pikë, gjashtë fitore dhe pesë humbje. 57 gola të shënuar dhe 32 të pësuar. Partizani renditet në vendin e shtatë me gjashtë fitore dhe pesë humbje, në total 18 pikë. 47 gola të shënuar dhe 31 të pësuar.

Teuta, Skënderbeu dhe AAS renditen përkatësisht në vendin e tetë, nëntë dhe 10, me nga nëntë pikë për secilin ekip, me nga tre fitore dhe tetë humbje. Për durrsaket janë 25 gola të shënuar dhe 63 të pësuar. Për korçaret janë 23 të shënuar dhe 47 të pësuar. Ndërsa, për AAS janë 12 të shënuar dhe 74 të pësuar.

Lushnja renditet në vendin e 11 me një fitore dhe 10 humbje, pra vetëm tre pikë. Katër gola të shënuar dhe 69 të pësuar për lushnjaret. Në vendin e fundit të renditjes gjendet Bilisht Sporti, asnjë pikë pas 11 javësh. Gjithashtu asnjë gol të shënuar dhe një pësim rekord golash, 130.

Kampionati i Femrave do të fillojë fazën e dytë, në 13 mars, nëse çdo gjë shkon sipas parashikimeve. Të 12 ekipet do të zbresin në fushë, duke filluar nga ora 14:00.

Bilisht Sporti do të presë AAS, Partizani do të presë Tirana AS, Teuta do të luajë kundër Juban Danja, Vllaznia kundër Lushnjes, Kinostudio kundër Tiranës dhe Apolonia kundër Skënderbeut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore