Sport

Kampionati Botëror i Xhudos, Nora Gjakova përballje me serben Perisic për medaljen e bronztë/ Akil Gjakova dhe Flaka Loxha eliminohen në raundin e dytë


Nora Gjakova është mposhtur në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest, nga kanadezja Jessica Klimakait, në kategorinë deri në 57 kg.

Gjakova arriti të kualifikohet në gjysmëfinale duke e mposhtur në çerekfinale me ippon rusen Anastasia Konkina, derisa para saj, kosovarja kishte fituar tri ndeshje, njëren prej të cilave pa luftë të zhvilluar.

Tani, Nora do të ndeshet për medaljen e bonztë në Kampionatin Botëror, ku përballë do të ketë xhudisten serbe, Marica Perisic, duel i cili do të fillojë në ora 17:00.

Në kategorinë e njëjtë, Flaka Loxha, shënoi një fitore, për t’u mundur në raundin e dytë nga kampionia e botës së vitit 2019, Christa Deguchi e Kanadasë.

Edhe Akil Gjakova në kategorinë deri në 73 kg, shënoi një fitore, për t’u ndalur në raundin e dytë nga italiani Giovanni Esposito, pas vendimit të gjyqtarëve, që u kontestua nga xhudisti ynë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore