Auto

Kamionët e rinj të Amazon-it me gaz natyror


Kompania amerikane e teknologjisë, Amazon.com Inc, gjatë një prononcimi për agjensinë e lajmeve, Reuters, ka deklaruar se ka porositur 700 kamionë të cilët punojnë me gaz natyror të kompresuar për të zëvendësuar flotën e saj aktuale të kamionëve ndotës.

Kompania është shprehur në një deklaratë se “ndjehet e ngazëllyer për prezantimin e zgjidhjeve të reja të qëndrueshme për transportin e mallrave dhe është duke punuar në testimin e llojeve të reja të automjeteve duke përfshirë edhe automjetet e elektrifikuara”.

Sipas Reuters, gjatë pandemisë së coronavirus-it aktiviteti i shpërndarjes u rrit sëbashku me rritjen e vëllimit të kamionëve që i kaluan nivelet mesatare të vitit 2019. Nga ana tjetër, kjo rritje u pasua me rënien e trafikut të makinave të pasagjerëve.

Mirëpo, kjo rritje e veprimtarisë rrugore përkthehet në më shumë ndotje pasi kamionët e rëmdë lëshojnë nivele më të larta të gazrave se sa automjetet që transportojnë pasagjerë.

Reuters shton se meqënëse pjesa më e madhe e mallrave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpërndahet përmes kamionëve me ngarkesë të rëndë,  kompanitë e transportit po përqëndrohen te prodhimi i automjeteve elektrike të cilat zvogëlojnë emetimin e karbonit në atmosferë.

Lidhur me këtë, Amazon ka porositur më shumë se 700 kamionë me gaz natyror të kompresuar të klasës gjashtë dhe klasës tetë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore