Përballje

Kameruni, Egjipti dhe lufta për finalen e Kupës së Afrikës


Kameruni dhe Egjipti përballen sonte me njëra-tjetrën për të kompletuar finalen e sezonit 2021 të Kupës së Afrikës.

Në luftën për mbretin e Afrikës, njëri finalist tashmë dihet – Senegali.

Për t’iu bashkuar Senegalit, do të luftojnë vendasit e Kamerunit dhe rekordmenët e Egjiptit.

Pesë herë kampionët, Kameruni, takohet me Egjiptin – skuadrën e vetme që ka më shumë tituj se ata, plot shtatë.

Kameruni, organizuesit e turneut, tani janë të pamposhtur në nëntë ndeshje dhe kërkojnë historinë sonte, duke fituar gjysmëfinalen e tetë në AFCON me radhë pa pësuar gol.

Dy kombëtaret nuk janë përballur me njëra-tjetrën që nga AFCON 2017, ndeshje ajo që Kameruni e fitoi 2-1.

Kamerunasit vijnë në këtë takim pas fitores së lehtë 2-0 përballë Gambisë.

Egjipti në anën tjetër, është shumë më e lodhur, pasi në dy ndeshjet e fundit, përballë Bregut të Fildishtë dhe Egjiptit, u detyrua të luaj 120 minuta.

Ndeshja pritet të jetë shumë interesante dhe e luftuar.

Në ora 20:00 ndeshja, që do të na mësojë duelin i cili do të luftojë për të përcaktuar mbretin e Afrikës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore