Lajme

Kamberi: Pushteti i Vuçiç-it mbetet faktor destabilizues për Ballkanin Perëndimor


Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi

“Të dhënat e Raportit të Progresit, treguese të pushtetit destablizues dhe autoritar të Vuçiç-it”.

Kështu e ka cilësuar deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi, Raportin e ri të Progresit të Komisionit Evropian për Serbinë i cili sipas tij, dëshmon se pushteti aktual i presidentit serb Aleksandër Vuçiç mbetet faktor destabilizues për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Që nga shkeljet në të drejtat fondamentale të njeriut, trajtimit të drejtave të pakicave kombëtare, pasivizimit të adresave, gjuhës së urrejtjes nga zyrtarët e lartë, mungesën e demokracisë gjithëpërfshirëse, lirinë e shprehjes dhe përfshirjen e shqiptarëve në institucione, e deri te gjendja jostabile në veriun e Kosovës, Bosnje dhe Herzegovinë, Mal të Zi, me Serbinë si vektor destabiliteti të tyre, flasin më së miri për pushtetin e sotëm në Beograd”, shkruan Kamberi në një postim në Facebook.

Kamberi ndërkaq e ka quajtur veprim inkurajues harmonizimin e politikave rreth Ballkanit Perëndimor midis SHBA-së dhe Bashkimit Evropian, të shprehur sot përmes kumtesës së përbashkët të sekretarit të Shtetit, Antony Blinken dhe shefit të diplomacisë evropiane Josep Borell.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore