Kosova

Kamberi: Po fole realitetin për Kosovën në Serbi, eliminohesh me metoda nga inkuizicioni


Shaip Kamberi

Si inkuizicion e ka quajtur, deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, kërkesën për arrestimin e tij, pasi në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ku po diskutohej tema e Kosovës, kishte thënë se kjo e fundit është shtet i pavarur.

Për Kamberin “burgosja dhe zhdukja” e personaliteteve përparimtar në Serbi ka marr hov, sidomos ndaj atyre që flasin hapur për realitetin e Kosovës.

“Ata që flasin për realitetin e Kosovës quhen ose tradhtar ose armiq të Serbisë”, ka thënë Kamberi.

Sipas Kamberit gjatë fjalimit të tij për Kosovën ka theksuar vetëm domosdoshmërinë e sjelljes së politikës serbe me ambicie realiste.

Lajmërimin e arrestimit të tij dhe përjashtimit nga parlamenti i Serbisë, e kishte dhënë vetë Kamberi përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook.

Sipas tij deputetja serbe, Snezhana Paunoviç, ka kërkuar që ai të arrestohet.

Deputeti shqiptar shpejgoi edhe politikën e egër serbe ndaj shqiptarëve, me  shembullin e teoricienit italian, Xhordano Bruno, i cili u dogj nga heretikët për shkak të qëndrimeve të tij në atë kohë.

“Po fole të vërteten të kërcënojnë se do të djegin në turrën e druve. Kjo është ajo që ka kërkuar deputetaja Paunoviç – nënkryetare e parlamentit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore