Lajme

Kamberi: “Në parlamentin e Serbisë flas vetëm të vërtetën – Shqiptarët janë të diskriminuar”


Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, i cili po qëndron në Republikën e Shqipërisë për një vizitë jozyrtare, ka folur për gjendjen e shqiptarëve në Serbi, për çka tregoi se vazhdojnë të jenë objekt i diskriminit të gjerë.

“Në sfera të ndryshme të jetës”, potencoi Kamberi, “Shqiptarët mbeten të diskrimuar”.

“Mohimi i integritetit të barabartë në institucionet e shtetit, përdorimit të lirë dhe zyrtarë të gjuhës në intitucionet e shtetit, pra integrimit si një proces që fare nuk është zhvilluar, pavarësisht faktit se Serbia me tre programe dhe me tre marrëveshjet që ka me shqiptarët është zotuar se do ta kryejë këtë. Është pra një ndër problemet kryesore me të cilin ballafaqofen shqiptarët”, tregoi ai.

Kamberi tregon se Serbia vazdhon me doemos t’u mohoj shqiptarëve të drejtën e përdorimit të simboleve kombëtare, dhe tha se sa i përket atij si deputet “është i vendosur të flasë të vërtetën e shqiptarëve në Serbi dhe atë të Kosovës”.

Këto komente Shaip Kamberi i bëri në një intervistë dhënë për Zërin e Amerikës.

Kamberi tha se “ajo që synojmë, është që publikisht, para opinionit serb dhe ndërkombëtar, të flasim për të vërtetën që ekziston për shqiptarët, të flasim për nevojën e demokratizimit të atij shteti, sepse pa demokratizim të Serbisë nuk mund të presim që do të ketë stabilitet në atë shtet në rradhë të parë, po kjo po e kushtëzon stabilitetin në mbarë Ballkanin”.

“Në rradhë të parë këtu flasim për cështjen e Kosovës. E kur jemi me Kosovën, çështja e parë që Serbia duhet të kryejë është kërkimfalja, respektivisht publikimi i të vërtetës për varrezat e shumta masive që ekzistojnë në Serbi”, vazhdoi ai.

Ai tha edhe se mediat në Serbi nuk lënë hapësirë mediatike për t’u shprehur se dhe “parlamenti mbetet e vetmja mundësi për të shpalosur të vërtetën e shqiptarëve, të vëretë që një pjesë e madhe e opinionit në Serbi nuk e di”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore