Lajme

Kamberi kërcënohet nga deputetja serbe


Shaip Kamberi

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se deputetja, Snezhana Paunoviç, ka kërkuar që ai të arrestohet dhe të përjashtohet nga parlamenti.

Ai përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka deklaruar se po persekutohet për shkak se gjatë fjalimit të tij në seancën parlamentare ku u debatua për dialogun Kosovë-Serbi, kishte theksuar domosdoshmërinë e udhëheqjes së politikës serbe me ambicie realiste karshi Kosovës.

“Zonja Paunoviç kërkon të arrestohet deputeti i cili në seancën parlamentare, duke shfrytëzuar lirinë e mendimit dhe shprehjes – liri kjo e ‘garantuar’ me Ligjin për Kuvendin – rreth një pike të rendit të ditës duke kërkuar udhëheqjen e politikës së ballafaqimit me realitetin”, ka shkruar Kamberi.

Deputeti shqiptar shpejgoi edhe politikën e egër serbe ndaj shqiptarëve, me  shembullin e teoricienit italian, Xhordano Bruno, i cili u dogj nga heretikët për mendimet e tij.

“Po fole të vëretën të kërcënojnë se do të djegin në turrën e druve. Kjo është ajo që ka ka këruar deputetaja Paunoviq – nënkryetare e parlamentit”.

“Me apo pa mua, Kosova do të mbetet e pavarur”, ka përfunduar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore