Bota

Kambana e Luftës së Dytë Botërore kthehet në Poloni


Një kambanë e vitit 1555 do të kthehet në Poloni, 77 vjet pasi u plaçkit nga nazistët në Luftën e Dytë Botërore.

Sipas burimeve, famulltarët në Slawiecice në jug të Polonisë filluan kërkimet për kambanën e vjetër dy vjet më parë.

Ajo u gjet në Münster nga pastori i kishës polake, Marian Bednarek. Kamabana qëndronte përkrah dy kambanave të tjera në një oborr të Kishës Katolike të qytetit dhe peshon rreth 400 kg.

“Autoritetet ushtarake britanike kishin ndaluar kthimin e kambanave në lindje. Në këtë mënyrë ata u bënë pjesë e famullisë së Gjermanisë së vjetër të perëndimit”, ka raportuar Dioqeza.

Momentalisht Kambana nuk mund të dërgohet në shtëpinë e saj në Poloni për shkak të pandemisë së koronavirusit. Kur të arrijë në kishën e Shën Katerinës, thuhet se do të jepet me hua të përhershme, pasi tashmë zyrtarisht është në pronësi të qeverisë gjermane. /AlbanianPost.com 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore