Lajme

Kamala Harris, kritika Pekinit për “kanosje” në Detin e Kinës


Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rikthyer akuzat ndaj Kinës për “kanosje” në ujërat e diskutueshëm të Detit të Kinës Jugore.

Ka qenë zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris, e cila, në fjalimin e mbajtur në Singapor, ka bërë me dije se Amerika qëndron me aleatët e saj të Indo Paqësorit përballë kërcënimeve nga Kina.

Më tej, ajo ka parashtruar objektivat e politikës së jashtme të administratës Biden për Azinë, duke vënë në dukje se veprimet kineze “kërcënojnë rendin e bazuar në rregulla”.

“Ne e dimë që Pekini vazhdon të detyrojë, të frikësojë dhe të bëjë pretendime ndaj shumicës dërrmuese të Detit të Kinës Jugore”, tha ajo në një fjalim me rëndësi të politikës së jashtme, të martën në Singapor, në të cilën paraqiti vizionin e administratës Biden për Indo-Paqësorin.

“Veprimet e Pekinit vazhdojnë të minojnë rendin e bazuar në rregulla dhe kërcënojnë sovranitetin e kombeve”.

Kina pretendon pothuajse të gjithë detin e pasur me burime, përmes të cilit kalojnë triliona dollarë në tregtinë e anijeve çdo vit.

Pekini është akuzuar për vendosjen e një sërë pajisjesh ushtarake, duke përfshirë raketat kundër anijeve dhe tokës-ajër atje.

Po ashtu kanë injoruar një vendim të Gjykatës Ndërkombëtare të vitit 2016, që shpalli pretendimin e tij historik mbi shumicën e ujërave si të pabazuar.

Muajt e fundit tensionet midis Pekinit dhe pretenduesve rivalë janë përshkallëzuar.

Fjalimi i Harris-it u përpoq të çimentonte angazhimin e SHBA-ve, për të mbështetur aleatët e tij në një zonë me rëndësi në rritje për administratën e Biden-it, e cila e ka bërë kundërvënien ndaj ndikimit të Kinës në nivel global një qendër të politikës së saj të jashtme.

Harris, i cili është në një turne njëjavor në Azinë Juglindore, deklaroi se SHBA “qëndron me aleatët tanë dhe partnerët tanë” përballë kërcënimeve nga Kina.

Fjalimi bëri bujë dhe u zgjerua pas vërejtjeve që ajo mbajti në diplomimin e Akademisë Detare të SHBA në qershor, ku ajo përshkroi një botë që është “e ndërlidhur”, “e ndërvarur” dhe “e brishtë”.

Të hënën, Harris u tha marinarëve në bordin e një anijeje luftarake amerikane në bazën detare Changi në Singapor se “një pjesë e madhe e historisë së shekullit XXI do të shkruhet për këtë rajon” dhe se puna e tyre për të mbrojtur rajonin ishte thelbësore.

“Kjo është në interesin tonë jetik që të qëndrojmë të bashkuar me aleatët dhe partnerët tanë në Azinë Juglindore në mbrojtje të një Indo-Paqësori të lirë dhe të hapur”, tha ajo.

Të hënën, Harris u takua me presidentin e Singaporit, Halimah Yacob, dhe kryeministrin Lee Hsien Loong.

Zyra e nënkryetarit njoftoi një numër marrëveshjesh të arritura në atë takim, që kishin për qëllim luftimin e kërcënimeve kibernetike, trajtimin e ndryshimeve klimatike, adresimin e pandemisë COVID-19 dhe zbutjen e çështjeve të zinxhirit të furnizimit.

Harris, gjithashtu, do të mbajë një tryezë diskutimi me drejtuesit e biznesit mbi çështjet e zinxhirit të furnizimit. Më pas do të udhëtojë për në Vietnam, ku do të takohet të mërkurën me zyrtarë të lartë.

Vetë presidenti Joe Biden ka theksuar vazhdimisht fokusin e tij në Kinë, si një nga kundërshtarët kryesorë të Amerikës.

Në një fjalim të muajit shkurt, në Departamentin e Shtetit, ai u zotua për të “përballur abuzimet ekonomike të Kinës”.

Në muajt e fundit, administrata e tij ka rritur shtrirjen në rajonin Indo-Paqësor, me sekretarin e Mbrojtjes, Lloyd Austin, dhe zëvendëssekretarin e shtetit, Wendy Austin, që të dy vizituan zonën.

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, gjithashtu mbajti një numër takimesh virtuale me zyrtarë të Azisë Juglindore këtë muaj.

Tërheqja kaotike e SHBA-ve nga Afganistani, megjithatë, e ndërlikoi atë mesazh mbështetjeje për rajonin, duke ngritur pyetje në lidhje me angazhimin e SHBA-ve ndaj aleatëve të tij.

Ndërsa Biden, javën e kaluar, tha se një angazhim i pacaktuar do të kishte përfituar “konkurrentët e vërtetë strategjikë” Kina dhe Rusia.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin, tha të hënën se SHBA kishte bërë “gjëra të paskrupullta dhe të pandershme” në Afganistan, duke bërë thirrje që të ndihmojë në rindërtimin e përpjekjeve.

“Shtetet e Bashkuara janë shkaku rrënjësor dhe faktori më i madh i jashtëm në Afganistan”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore