Lajme

Kalush Orchestra shet Kupën e Eurovision-it për një shifër rekord


Mbrëmjen e 29 majit përfundoi ankandi i bamirësisë online, ku Kalush Orchestra shiti trofeun e saj të Eurovision 2022.

Muzikantët morën 900 mijë dollarë, të cilat do të shkojnë në kompleksin e dronëve PD-2 për ushtrinë ukrainase.

Ankandi u zhvillua drejtpërdrejt në Instagram nga showman-i dhe vullnetari ukrainas Serhiy Prytula.

Finalja e “Eurovision Song Contest 2022”, e cila u zhvillua më 14 maj në Torino, u përmbyll me triumfin e Kalush Orchestra-s së Ukrainës.

Oleh Psiuk tregoi më herët për mediat italiane se po planifikonin të nxirrnin simbolin e fitores, statujën e kompeticionit, në shitje.

“Ne do t’i dhurojmë të gjitha të ardhurat për një fond bamirësie që ndihmon Forcat e Armatosura dhe Ukrainën”, shpjegoi Psiuk gjatë një konference për shtyp, përcjell Albanian Post.

Ukraine's Kalush Orchestra throws down motherland's beats at Eurovision - Kuwait Times

Gjithashtu gjatë konferencës pas fitores, Kalush Orchestra falënderoi të gjithë publikun për mbështetjen që i dha ekipit të tyre.

“Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për të gjithë njerëzit që na mbështetën, ukrainas dhe qytetarët e vendeve të tjera. Ky është një hap dhe fitore shumë e rëndësishme për Ukrainën. Jam i lumtur që arritëm të dërgojmë lajme kaq të mira, sidomos në këto muaj kur nuk ka shumë të tilla. Ne tashmë po inkurajojmë të gjithë njerëzit tanë, kështu që jam i lumtur të kuptoj se të gjitha përpjekjet tona për të arritur këtu nuk ishin të kota”, tha Psiuk në mbyllje të fjalës së tij.

Kalush Orchestra u shpall fituese e Eurovision 2022 me këngën “Stefania” që është dedikim për nënën e udhëheqësit të grupit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore