Shqipëria

Kalohet shifra e 1 milion vaksinave anti-Covid19


Kanë mbërritur dhe 50 mijë doza të tjera, të vaksinës Coronavac në Shqipëri, sipas njoftimit që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të dielën e 20 qershorit.

Përmes një postimi në median sociale Facebook, Rama shkruan se Shqipëria ka kaluar shifrën prej 1 milion doza vaksinash anti-covid, të mbërritura nga kompanitë e ndryshme farmaceutike.

Edhe gjatë mbrëmjes së 19 qershorit, në Shqipëri kanë mbërritur 50 mijë dozat e vaksinës Coronavac.

Mbërrtija e 100 mijë dozave të vaksinës së Coronavac-ut gjatë fundjavës së tretë e qershorit, do të sjellë zgjerimin e fashës së grup-moshave, duke e ulur në 50 vjeç.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga Qendra Shëndetësore në Kavajë.

Procesi i vaksinimit

Në Shqipëri, ndërkaq, vazhdon procesi i vaksinimit në të gjitha qarqet.

Që prej fillimit të vaksinimit masiv të popullsisë, Shqipëria renditet ndër vendet me fushatat më të suksesshme të dozave të administruara për banor. Tashmë ka nisur vaksinimi edhe për operatorët turistikë në Durrës, Vlorë dhe Lezhë, si dhe stafet e aviacionit civil.

Që prej fillimit të vaksinimit masiv të popullsisë, Shqipëria renditet ndër vendet me fushatat më të suksesshme të dozave të administruara për banor.

Katër janë vaksinat e përdorura në vendin tonë: Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore