Lajme

Kallëzimi Penal për Martin Berishajn bëhet lajm në Slloveni: Po akuzohet “mushka” i Robert Golob-it, shkruajnë mediat


Robert Golob dhe Martin Berishaj

Portal 24 është vetëm një nga mediat sllovene që ka publikuar lajmin për ngritjen e kallëzimit penal ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Kallëzimi penal i ngritur nga Agjencia Kundër Korrupsion e Kosovës u konfirmua edhe nga Prokuroria dhe tani Berishaj do të ballafaqohet me rastin.

Por, vëmendja ka shkuar deri në Slloveni, për shkak të lidhjeve të supozuara të Berishajt në pastrim parash bashkë me kryeministrin aktual slloven, Robert Golob.

Portal 24 ka cituar edhe intervistën e ish-drejtorit të AKK-së, Hasan Preteni, dhënë për Albanian Post, i cili ka shpjeguar procedurën e hetimit pas marrjes së çështjes nga prokuroria.

Lajmi për kallëzimin penal ndaj Berishajt është shpërndarë në Twitter edhe nga gazetari dhe moderatori i njohur slloven, Bojan Pozhar.

“Meqë ra fjala, hetimi për Martin Berishajn, ‘mushkën’ e Robert Golob-it në bartjen e parave nga GEN-I në Mal të Zi e më pas në Slloveni, nuk po pushon. Agjencia Kundër Korrupsion e Kosovës ka dorëzuar kallëzim penal kundër Martin Berishajt, sepse nuk ka deklaruar disa asete të tij, rasti tani sa ka filluar”, shkruan Pozhar në Twitter.

 

Pozar është gazetar e producent shumë i suksesshëm në Slloveni.

Aktualisht, ai drejton emisionin politik të pasdites “Ura moči” (“Ora e Fuqisë”) në TV Planet, çdo të diel në orën 18:30.

Para këtij emisioni, Pozar ka qenë editor dhe producent i programit politik “Faktor”, që emetohej katër herë në javë në televizionin TV3 Slovenia.

Një emision që bazohej në modelin e emisionit politik amerikan më të shikuar “The O’Reilly Factor” me gazetarin veteran Bill O’Reilly.

Pozar gjithashtu është themelues i portalit informativ-politik me parapagim “Pozareport”.

Albanian Post kishte realizuar një intervistë të gjatë me Pozhar në kohën kur plasi skandali i Berishajt e Golob-it.

Rasti Martin Berishaj/Ish-drejtori i AKK-së: Tani i mbetet Prokurorisë, nëse gjen prova ngreh aktakuzë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore