Bota

Kaliforni: Shfaqet variacioni ri i koronavirusit


Varianti i ri i koronavirusit, që fillimisht u zbulua në Britani, është gjetur dhe në Kaliforni, tha Guvernatori, Gavin Newsom, të mërkurën.

Ky variacion i ri, i cili transmetohet me shpejtësi u dokumentua si rasti i parë i njohur në Shtetet e Bashkuara në shtetin Kolorado.

Lajmin e bëri të ditur në një bashkëbisedim me eskpertin e sëmundjeve infektive Dr. Antony Fauci.

Fauci tha se “nuk ishte befasuar” duke shtuar se “ka gjasa që raste të tjera të variantit ri të koronavirusit të shfaqen në Kaliforni dhe shtete të tjera”.

Lajmi për rastin e parë në SHBA, i quajtur variacioni britanik, ku shkencëtarët besojnë se është më ngjitës, por me simptoma jo të rënda, e njoftoi Guvernatori i Koloradës Jared Polis.

Ai njoftoi që pacienti ishte pjesëtar i Gardës Kombëtare, i cili ishte ngarkuar të merret me shpërthimin e Covidit në një shtëpi të moshuarve në zonën periferike Elbert.

Duke nisur nga dita e hënë pasagjerët që mbërrijnë në SHBA nga Britania, përfshirë edhe shtetasit amerikanë janë të detyruar të paraqesin testin për Covid-19.

Varianti i ri është zbuluar në disa vende si Kanada, Australi, Indi, Kore Jugut, Japonia dhe disa vende të tjera./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore