Sport

Kalendari i Turneut të Madh të Shahut 2021


Turneu i Madh i Shahut, i cili grumbullon lojtarët elitar në mbarë botën në një seri kompeticionesh, do të zhvillohet këtë vit kundrejt programit të vitit paraardhës përpara se të shpallej pandemia Covid-19 në botë.

Ajo çka është risi në këtë edicion, është se mjeshtërmëdhenjtë (Grandmaster; titulli më i lartë në shah) si belgu Magnus Carlsen dhe amerikani Hikaru Nakamura, nuk do të marrin pjesë. Por, sipas trupit organizativ të turneut, kjo nuk përjashton mundësinë e pjesëmarrjes së tyre në një kohë të mëvonëshme.

Të mërkurën, organizatorët shpallën listën e 10 shahistëve që do të luajnë në këtë turne:

Fabiano Caruana (SHBA) me 2823 elo (njësi matëse që përcakton aftesitë e shahistëve), Liren Ding (Kina) me 2791, Ian Nepomniatchi (Rusia) me 2789, Maxime Vachier-Lagrave (Francë) me 2784, Levon Aronian (Armenia) me 2781, Alexander Grischuk (Rusia) me 2777, Shakhriyar Mamedyarov (Azerbajxhan) me 2770, Ëesley So (SHBA) me 2770, Teimour Radjabov (Azerbajxhani) me 2765 dhe Anish Giri (Holland) me 2764.

Pesë kompeticionet zyrtare të këtij turneu, janë të shpërndarë në Evropë dhe në Amerikë:

Nga tre deri në 15 shkurt 2021, në Bukuresht të Rumanisë do të zërë vend Kampionati Klasik Superbet i Shahut.

Në 16 – 23 qershor 2021, në Paris të Francës, do të vijoi kampionati në stilin Rapid dhe Blitz.

Nga pesë deri në 12 korrik në Zagreb të Kroacisë, njëlloj si në Paris, do të ketë Rapdi dhe Blitz (terma të përdorur për shah me kohë të shkurtuar; 10 minuta për secilin lojtar në Rapid dhe 5 minunta për secilin në Blitz).

I njëjti format kompeticioni si ai i Paris-it dhe Zagreb-it, do të zhvillohet edhe në Saint Louis, Missouri të SHBA-ve më nëntë deri në 16 gusht 2021.

Dhe në fund, Kupa Sinquefield (kampionat i përvitshëm në ndër të Rex dhe Jeanne Sinquefield, themeluesit e Qendrës Skolastike dhe të Klubit të Shahut në St. Louis të SHBA-ve) në St. Louis, SHBA.

Pjesëmarrja përgjatë turneut e 10 lojtarëve, do t’i japë mundësi të luajnë në formatet klasike të shahut, si dhe në rapid dhe blitz.

Ndërsa Carlsen dhe Nakamura, veç mundësisë si lojtarë online, mund të prezantohen si lojtarë me status të veçantë e të pranohen menjëherë, pa patur nevojën të kalojnë nëpër fazat e kompeticioneve të turneut meqënëse të dy kanë vlerësim më të lartë se 10 të parët.

Shahistët do të konkurojnë për 1 mijë e 275 milionë dollarë këtë sezon; çmimi për dy kampionatet e shahut klasik, do të jetë 325 mijë dollar për secilin prej tyre, ndërsa për ato të stilit rapid dhe blitz, 150 mijë dollarë secili. 175 mijë dollarë do t’u shpërndahet tre vendeve të para në këtë turne./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore