Kalendari

Kalendari i Botërorit Formula 1 për vitin 2021 me 23 Çmime të Mëdha


Botërori i Formula 1 për vitin 2021 do të jetë më i gjatë se kurrë, me 23 GP (Grand Prix/Çmime të Mëdha). Në raport me versionin e vitit të shkuar ndryshon vendi i garës inauguruese. Në vend të Australisë do të jetë Bahrain, ku do të startojë sezoni, më 28 mars. Gara e Melbourne (Australi) është spostuar në nëntor. Sezoni në Evropë do të fillojë në 18 prill, në Imola. Mbyllja në Abu Dhabi më 12 dhjetor.

Siç ishte njoftuar më parë, për shkak të aplikimit të një karantine të fortë anti-Covid-19 në Australi, gara startuese e Botërorit Formula 1 (2021) nuk do të zhvillohet në Melbourne, por në Bahrain, më 28 mars. Gara e Melbourne-it është shtyrë për në 21 nëntor. Në kalendarin e këtij sezoni janë programuar të kryhen 23 gara, më shumë pra se çdo herë tjetër. Është rifutur gara e Imola-s (Itali), e cila do të hapë turneun europian.

Kalendari i F1 për 2021:

28 mars – Bahrain

18 prill – Imola (Itali)

2 maj – (Vendi i papërcaktuar)

9 maj – Barcelonë (Spanjë)

23 maj – Monte Carlo (Monako)

6 qershor – Baku (Azerbaxhan)

13 qershor – Montreal (Canada)

27 qershor  – Castilia (Francë)

4 korrik – Spielberg (Austri)

18 korrik – Silverston (Britani e madhe)

1 gusht – Budapes (Hungari)

29 gusht – Spa-Francorchamps (Belgjikë)

5 shtator  – Zandvoor (Hollandë)

12 shtator – Monza (Itali)

26 shtatorE – Sochi (Rusi)

3 tetor – Singapor

10 tetor – SuzukI (Japoni)

24 tetor – Austin (SHBA)

31 tetor – Meksico (Meksikë)

7 nëntor –  San Paolo (Brazil)

21 nëntor – Melbourne (Australi)

5 dhjetor – Gedah (Arabia Saudite).

12 dhjetor – Yas Marina (Abu Dhabi)

/AlbanianPost.com/

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore