Gatimi

Kaju Aloo/ India me një recetë


Pjatat indiane kanë vlera ushqyese shumë të larta. Kjo pasi përmbajnë pafund përbërës të shëndetshëm në recetat e tyre. Një ë tillë është dhe receta e mëposhtme.

Përbërësit: 1 kg patate të bardha të mëdha (të paqëruara), 6 speca djegës jeshil, 4 copa xhinxheri

2 lugë gjelle vaj vegjetal, 1 lugë fara mustarde të zezë, 12 gjethe kerri, 1 lugë gjelle arra shqeme, 2 qepë të mëdha, të prera në copa të vogla, 1 lugë çaji shafran i Indisë (Turmerik), 1 lugë çaji kripë, ½ lugë çaji sheqer.

Përgatitja

Në fillim, vendosni patatet në një tenxhere të madhe me kapak dhe mbushini me ujë të ftohtë. Vendoseni tenxheren në nxehtësi mesatare dhe lërini të ziejnë për 20-25 minuta.

Pasi të jetë gatuar, kullojini dhe lërini deri sa të ftohen mjaftueshëm. Hiqni lëkurën, prijini në kubikë prej afërsisht 2.5 cm dhe vendosini mënjanë.

Duke përdorur një blender ushqimi, vendosni specat djegës dhe xhinxherin, që të formojnë një pastë. Nëse nuk doni që të jetë shumë djegëse, atëherë largoni farat e specave para se t’i përpunoni.

Më pas, në një tigan me kapak ngrohim vajin me zjarr mesatar. Shtojmë farat e mustardës, gjethet e kerrit dhe arrat shqeme. I gatuajmë derisa arrat të marrin ngjyrë të errët. Shtojmë qepët dhe i gatuajmë derisa të zbuten dhe të bëhen të tejdukshme.

Shtojmë pastën e përpunuar të specave dhe xhinxherit, bashkë me turmerikun, kripën dhe 200 ml ujë. E lëmë të zihet duke e mbuluar me kapak për 10 minuta.

Në përfundim, heqim kapakun dhe shtojmë patatet. Vendosim përzierjen përsëri për t’u zier. Ulim nxehtësinë, shtojmë sheqerin dhe i përziejmë. I lëmë mbuluar me kapak për 10 minuta të tjera. Nëse ka ujë të tepërt në tenxhere, heqim kapakun dhe i gatuajmë me zjarr të lartë deri sa patatet të bëhen të shkëlqyeshme.

Para se t’i shërbejnë, shtojmë erëza dhe kripë ose sheqer për shije.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore