Gatimi

Kajsia, fruti i shumë përfitimeve


Kajsia apo Prunus armeniaca është një frut i njohur ndryshe si kumbulla Armene.

E rrumbullakët dhe në ngjyrë të verdhë, ajo ngjan si një version më i vogël i pjeshkës, por ndan të njëjtën thartësi si kumbulla e purpurt.

Kajsitë janë shumë të ushqyeshme dhe kanë disa përfitime shëndetësore, si përmirësimi i tretjes dhe shëndeti i syve.

Kajsitë janë shumë ushqyese dhe përmbajnë shumë vitamina e minerale të rëndësishme. Ato janë burim i mirë i vitaminës A, C, E dhe i kaliumit.

Këshillohet që t’i shijoni kajsitë bashkë me lëkurën, pasi përmban vlera të mëdha fibre dhe lëndë të tjera ushqyese.

Ato janë të pasura me një grup antioksidantësh që quhen flavonoidë, të cilat mbrojnë nga sëmundjet si diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Flavonoidët punojnë për të neutralizuar radikalet e lira, të cilat dëmtojnë qelizat dhe shkaktojnë stres oksidativ. Ky lloj stresi lidhet me obezitetin dhe shumë sëmundje kronike, siç janë sëmundjet e zemrës.

Kajsitë përmbajnë fibra të tretshme, të cilat shpërndahen në ujë dhe janë të rëndësishme për ruajtjen e niveleve optimale të sheqerit dhe kolesterolit në gjak.

Ashtu si shumica e frutave, kajsitë përmbajnë ujë, që ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut, temperaturës së trupit dhe rrahjeve të zemrës.

Ju mund t’i shtoni ato në dietën tuaj në mënyra të ndryshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore