Gatimi

Kafja, pija e preferuar e shqiptarëve


Të dhënat e Institutit të Statistikave dhe Doganave tregojnë se një shqiptar konsumon përafërsisht 3.1 kg kafe në vit.

Revista ‘The Economist’ shprehet se konsumatori shqiptar preferon kafenë në vend të çajit.

Në aspekt stimulimi, kafeja është më e fortë se çaji. Kjo ndodh për shkak të nivelit të lartë të kafeinës thonë ekspertët.

Studimet thonë se kafeja mund ta mbrojë trurin nga problemet me të kuptuarit dhe të përmirësojë aftësitë e të menduarit.

Studiuesit zbuluan se gjatë pjekjes së kokrrave, kafeja çliron disa përbërës të rëndësishëm. Pra sa më gjatë të piqen kokrrat e kafesë, aq më shumë substanca mirëbërëse do të çlirojnë.

Por si çdo gjë tjetër dhe këtu nuk duhet ta teprojmë me konsumimin e saj./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore