Lajme

Kadyrov, Medvedev dhe të tjerë – Ata që e shtyjnë Putin-in të përshpejtojë luftën


Ndër mbështetësit më të zjarrtë të sulmit të ashpër kundër Kievit dhe Perëndimit është gjithmonë ai, Dmitry Medvedev.

Kur mori postin nga presidenti rus Vladimir Putin si president, u paraqit si kampion i demokratëve dhe reformatorëve.

Kurse tani përpiqet të vendoset në krye të atyre që javët e fundit kanë filluar të mërziten për “ngurrimin” e liderit suprem.

Medvedev ka thënë se territoret e reja do të mbrohen me “çdo armë ruse, përfshirë armët strategjike bërthamore”.

“Raketat tona hipersonike janë të afta për objektiva të garantuara në Evropë dhe SHBA shumë më shpejt se çdo armë e tyre”, ka thënë ai për një hakmarrje të mundshme të NATO-s.

Krahas Medvedev-it, po dalin figura që deri dje ishin të dorës së dytë, por që po fitojnë status me pozicionet e tyre ekstremiste, madje më të bindur sesa Putini për mundësinë për të vijuar përshpejtuesin.

Mes tyre edhe Ramzan Kadyrov, i cili ditët e fundit ka njoftuar se kishte zbatuar mobilizimin e përgjithshëm në republikën e tij dhe kishte ftuar qeveritarët e tjerë të bënin të njëjtën gjë.

Njëlloj i vendosur është edhe komandanti i Rosgvardia Viktor Zolotov , ish-kreu i agjentëve të mbrojtjes së Presidentit .

Rosgvardia, një lloj garde kombëtare, përbëhet nga ish-trupat e trazirave të brendshme. Ata janë shumë të angazhuar në luftë dhe do të ndihmojnë në tërheqjen e treqind mijë veteranëve që nevojiten menjëherë në front.

Në të njëjtën linjë është edhe Andrej Turchak, nënkryetari i parë i Këshillit të Federatës dhe mbi të gjitha numri dy i partisë Rusia e Bashkuar.

Edhe ai nxitoi të miratonte masat e marra: “Ato janë në kohë dhe përputhen me objektivat e mbrojtjes së atdheut, sovranitetit dhe popullit tonë”.

Më autoritari është ndoshta Vyacheslav Volodin, kryetar i Duma-s , i cili pohon se trupat ruse tashmë po luftojnë jo vetëm “kundër formacioneve të armatosura naziste, por edhe kundër NATO-s”.

Marrë nga “Corriere della Sera”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore