Pajisje

Kabiru dhe gjenialiteti me hedhurinat


Cyrus Kabiru së bashku me artin e tij është në një udhëtim të vazhdueshëm.

Kështu ka shkruar për të agjencia e lajmeve, “CNN”.

I lindur në Nairobi të Kenias, artisti dhe skulptori fitues i çmimeve dhe i njohur më së miri për “C-stunners”, syzet e krijuara me hedhurina, e ka kthyer fokusin e tij te radiot e hedhura dhe një seri biçikletash të vjetra “Black Mamba”, të cilat kanë qenë të zakonshme në Kenia gjatë fëmijërisë së tij.

Artisti ka treguar se duke përdorur vegla shumëngjyrëshe, dru, tela, kapakë shishesh dhe sende të tjera të hedhura, e bën atë të ndihet sikur po ndihmon mjedisin përmes riciklimit, si “një luftëtar i natyrës”.

Për Kabiru-në, koleksionet kanë edhe natyrë personale.

Radiot e tij të risjella, vijnë me një lidhje nostalgjike. Kjo pasi gjyshi i tij ishte personi i parë në fshatin e tij që kishte një radio dhe kështu “të gjithë vinin dhe dëgjonin”, ka treguar artisti.

“CNN” tregon se kjo radio, i kaloi babait të tij dhe më pas Kabiru-së dhe vëllezërve të tij.

Dhënia e jetës së re për gjërat e vjetra është në zemër të punës së tij. Kështu ka rrëfyer Kabiru.

Në muajin shkurt të vitit 2020, ai çeli një hapësirë ​​të arteve pamore pranë Thika-s, një qytet në verilindje të Nairobi-t, për kolegët artistë që të ekspozonin punët, të krijonin, të mentoroheshin dhe të frymëzoheshin.

Kjo dëshirë e tij nuk Ndalet këtu. Kabiru planifikon të vazhdojë “duke i dhënë hedhurinave një shans të dytë”.

Ai ka treguar se tashmë, “po qep disa vepra të reja arti me shkopinj”, sepse teksa arti dhe artistët e rinj dalin në skenë, ai duhet të “punojë shumë, të punojë me zgjuarsi” dhe të mendojë jashtë kutisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore