Sport

Juvnetusi rikthehet te pista Milinkovic-Savic


Juventusi e ka kthyer vëmendjen te Sergej Milinkovic-Savic pas krizës së lëndimeve në mesfushë.

Paul Pogba ka një konsultë gjatë ditës së hënë për ta bërë vendimin final se a do të bëhet operacion në gju apo jo, që nëse do të ndodhë kjo, atëherë ai do të jetë jashtë fushave deri pas Kupës së Botës.

Në anën tjetër, Weston McKennie thuhet se ka pësuar një dëmtim në shpatull, nga i cili do të mungojë rreth një muaj.

Andaj, sipas asaj që shkruan “Il Corriere dello Sport”, Juventus-i është detyruar që ta kthejë vëmendjen ka Milinkovic-Savic.

Sipas raportimeve të fundit, drejtuesit e klubit janë në bisedime të avancuara me agjentin Mateja Kezman, derisa thuhet se edhe Lazio ka ulur kërkesat në 60 milionë euro për mesfushorin serb.

Një urgjencë për mbrojtjen e Juvnetus-it gjithashtu është se ata me shumë gjasë mund të mbesin edhe pa mesfushorët Arthur dhe Adrien Rabiot, të cilët pritet që të largohen këtë verë.

Pra, nëse këta lojtarë largohen nga Torino, atëherë do të kenë paraqtë e nevojshme për të përmbushur kërkesat e Lazio-s.

Presidenti i Lazio-s, Claudio Lotito e bëri të qartë se do të ishte kundër lejimit të largimit të Milinkovic-Savic, muajin e kaluar duke iu referuar mesfushorit si “Paolo Dybala ynë”, por mbetet të shihet se a do të joshet nga oferta e Juventusit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore