Sport

Juventus të gatshëm të paraqesin ofertë të majme për Fati-n


Sipas Calciomercato, Juventusi është gati të ofrojë një marrëveshje tronditëse për të tunduar Ansu Fati-n nga Barcelona.

18-vjeçari është duke negociuar një kontratë të re me blaugranat, dhe pavarësisht se trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman thotë se ka bisedime pozitive, një lëvizje e vonshme në Torino mund të ndodhë.

Sipas media-s ESPN, disa klube të mëdha evropiane kanë kontaktuar me agjentin e Fati-t, Jorge Mendes, por reprezentuesi spanjoll e ka bërë të qartë se ai dëshiron të mbetet në Camp Nou.

Marrëveshja e re e lojtarit do të përfshijë një pagë të shkallëzuar e cila rritet çdo sezon ndërsa Barcelona vazhdon të luftojë problemet financiare që i ka shkaktuar COVID-19.

Ansu është kthyer kohët e fundit nga një pushim i gjatë i lëndimeve dhe tashmë ka shënuar dy gola në vetëm 116 minuta, duke e bërë atë një prioritet për presidentin e katalunasve, Joan Laporta.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore