Sport

Juventus rrezikon ndalimin në garat evropiane, por UEFA pret vendimin e Superligës


Një hetim i UEFA-s për financat e Juventus-it do të përfundojë në muajin qershor dhe ndalimi nga garat evropiane është një skenar i mundshëm për bardhezinjtë, megjithëse mund të ndryshojë nëse ata e braktisin zyrtarisht Superligën.

Gjigantët e Serie A janë goditur me një dënim të ri prej 10 pikësh për sezonin 2023/24, por më shumë do të pasojnë pasi një provë e re e FIGC do të ndodhë në qershor, kur UEFA do të përfundojë gjithashtu hetimin e saj.

Siç shpjegohet nga “La Gazzetta dello Sport”, organi drejtues i futbollit evropian ka dy arsye të mundshme për t’i ndëshkuar bardhezinjtë.

Së pari, shkelja e rregullave të “Fair Play” dhe ndershmërisë sportive, së dyti shkelje e rregulloreve të FFP-së.

Tani, hetimet në Itali duket se vërtetojnë se Juventus-i ka ndryshuar artificialisht bilancet e tyre, duke i lejuar ish-drejtorët e tyre të mbyllin një marrëveshje të favorshme FFP-së me UEFA-n.

Juventusi u mjaftua të paguante vetëm një gjobë prej 3.5 milionë euro në vend të 19.5 milionë eurove, por me shifrat “reale” në dorë, rezultati do të kishte qenë ndryshe, pretendon “La Gazzetta dello Sport”.

Sipas raportit, UEFA është e hapur për një dialog me Juventus-in, për aq kohë sa klubi të largohet zyrtarisht nga Superliga.

Ish-presidenti i tyre, Andrea Agnelli, ishte një nga arkitektët e garës së shkëputur dy vjet më parë dhe Juventusi është ende zyrtarisht i përfshirë së bashku me gjigantët e La Liga-s, Barcelonën dhe Real Madridin.

Megjithatë, nëse Juventusi nuk bën një hap prapa, UEFA thuhet se nuk është e gatshme të negociojë një ulje të dënimit.

Për këtë arsye, thuhet se UEFA është “e habitur” që “askush nga Torino nuk ka telefonuar” duke u përpjekur të hapë një dialog.

Ndalimi i mundshëm evropian do të fillojë vetëm pasi bardhezinjtë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës ose Ligën e Konferencës, kështu që nuk do të zbatohet për sezonin 2023-24 nëse djemtë e Massimiliano Allegri-t nuk fitojnë një vend në një kompeticion evropian këtë sezon.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore