Përballje

Juventus – Roma, derbi i javës së tetë në Serie A


Sot (e diele) do të vazhdojë java e tetë në Serie A, ku fokusi kryesor do të jetë në mbrëmje, në ndeshjen Juventus – Roma.

Dyja skuadrat vijnë pas një forme të mirë rezultatesh, ku në pesë ndeshjet e fundit, Juventus ka fituar katër e ka barazuar një, kurse Roma në po aq ndeshje, ka fituar tri dhe ka humbur dy.

Sa i përket ndeshjeve direkte, këto dy skuadra janë përballur 189 herë në të gjitha garat, ku Juventus prinë me 89 fitore, 47 janë për Romën, ndërsa 52 takime kanë përfunduar në barazim.

Kur kanë kaluar shtatë javët e para në kampionatin italian, bardhezinjtë pozicionohen në vendin e shtatë në tabelë me 11 pikë, kurse kryeqytetasit gjenden tri vende më lartë, me 15 pikë.

Mungesë e madhe për Juventusin do të jetë Paolo Dybala dhe Matthijs de Ligt, ndërsa te Roma nuk do të mund të paraqiten Cris Smalling dhe Leonardo Spinazzola.

Ndeshje tjerët interesante e kësaj xhiro në futbollin italian, pritet të jetë ajo mes Napolit dhe Torinos, duel ky i cili do të fillojë në ora 18:00.

Napoli vjen në këtë sfidë pas ecurisë perfekte, ku në shtatë takimet e para ka fituar të gjitha dhe pozicionohet e para në tabelë me 21 pikë, ndërsa Tornio pozicionohet e 11-ta me tetë pikë.

Ndeshjet tjera të së dielës në Serie A do të jenë:

Empoli – Atalanta

Genoa – Sassuolo

Udinese – Bologna                                     .

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore