Futboll

Juventus: Pas Alex Sandro-s, edhe Cuadrado me Covid-19


Pas Alex Sandro, një tjetër pozitiv me Covid-19 tek Juventus.

Më pak se 24 orë nga derbi me Milan-in dhe Juventus-i njofton infektimin me Covid-19 të mesfushorit-sulmues të krahut të djathtë, columbianit Juan Cuadrado.

Karantina dhjetë ditëshe do ta lerë atë jashtë fushe në tre ndeshje e radhës: më 6 janar kundër Milanit në San Siro; në 10 janar në Torino kundër Sassuolo-s dhe më 13 janar kundër Genoa-s.

Edhe pse “asimptomatik”, Caudrado është vendosur në izolim, pasi tamponi e nxori pozitiv.

Traineri i Juventus-is, Andrea Pirlo, u duk i shqetësuar gjatë konferencës për shtyp dhe foli për një tjetër seri tamponesh që pritet të kryen në orët e ardhëshme./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore