Përballje

Juventus nuk ndalet së fituari, mposht Romën


Ndeshja ishte e dominuar nga kryeqytetasit, por bianconeri-t shfrytëzuan mundësitë e tyre dhe në fund fituan duelin me epërsi minimale.

Goli i Juventusit ishte i hershëm, pasi në minutën e 16-të, Moise Kean shënoi pas asistimit të Rodrigo Bentancur.

10 minuta pas golit të Juventus-it, talenti italian, Nicolo Zaniolo, kërkoj të zëvendësohet pas disa problemeve.

Në minutën e 44-të, mesfushori i Romës, Jordan Veretout humbi mundësinë për të barazuar rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë.

Pjesa e dytë e ndeshjes ishte e qetë dhe me jo shumë mundësi për dy skuadrat.

Momentalisht Roma radhitet e katërta me 15 pikë, ndërsa Juventusi në pozitën e shtatëme 14 pikë.

Bianconeri-t kanë fituar pesë ndeshjet e tyre të fundit ku u përballën me Chelsea-n, Romën, Spezia-n, Sampdoria-n e Torino-n.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore