Sport

Juventus nuk dorëzohet për Scamacca-n, gati tentativa e tretë


Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Juventus do të bëjë një përpjekje të tretë për të nënshkruar me sulmuesin e West Ham-it, Gianluca Scamacca-n në verën e ardhshme, nëse Dusan Vlahovic ose Moise Kean largohen.

Italiani është në vështirësi me kohën e fundit në Londër. Ish- ylli i Sassuolo-s i ka ndjekur katër ndeshjet e fundit të Premier League-s nga stoli, pasi u kthye nga një dëmtim në gju.

Juventus-i është adhurues prej kohësh i italianit, i cili ka shënuar shtatë gola në 26 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.

Sipas “Gazzetta”-s, “Zonja e Vjetër” ishte përpjekur të nënshkruante dy herë me Scamacca-n, përpara transferimit të tij prej 36 milionë euro në West Ham verën e kaluar.

Gjigantët e Serisë A do të kenë nevojë për një qendërsulmues të ri verën e ardhshme nëse Vlahovic ose Kean largohen.

Reprezentuesi serb është lidhur me një lëvizje te Manchester United, por Juventus nuk do ta shesë për më pak se 90 milionë euro.

Nga ana tjetër, Kean ka përfunduar një transferim të përhershëm në “Allianz Stadium” nga Everton, por bardhezinjtë do të dëgjojnë ofertat e tij në verë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore