Sport

“Juventus nuk donte ta shiste kurrë Moise Kean-in”


Moise Kean është aktualisht futbollist i Paris Saint-Germain, por i rritur dhe i formuar në akademinë e Juventus-t.

Vetëm 20 vjeç, me origjinë nga Bregu i Fildishtë dhe nënshtetësi Italiane, Moise Kean tashmë ka luajtur në tre prej top pesë ligave evropiane.

Në fillim, një aventurë me Juventus në Serie A, pastaj me Everton në Premier League dhe tani me PSG në Ligue 1.

20 vjeçari, atë botë vetëm 18, zhvillonte një gjysëm sezoni perfekt me Juventus-in.

Pse u largua nga Juventus, këtë nuk e kuptoj askush.

Por, së fundmi, vëllai tij ka dhënë një intervistë për Gazzeta Dello Sport.

“Une besoj që Juventus nuk donte kurrë ta shiste vëllain tim.”

“Ishte vendim i trajnerit, Maurizio Sarri. Nëse Allegri do kishte qëndruar, Moise do ishte ende te Juventus.”

Kean këtë sezon ka zhvilluar 17 ndeshje dhe ka shënuar dhjetë gola.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore