Sport

Juventus, një emër i ri shfaqet në mesfushë


Skuadra e Juventus-it është pranë transferimit të parë këtë merkato dimërore. Dusan Vlahovic-i i FIorentina-s pritet të jetë lojtari më i ri i bardhezinjëve.

Duket se bardhezinjtë nuk do të ndalen vetëm me Vlahovic-in. Nahitan Nandez-i është pjesë e listës së dëshirave të skuadrës torineze.

Uruguajani i Cagliari-t prej kohësh ndiqet nga Inter-i dhe së fundmi nga Torino. Madje pak ditë më parë, 26-vjeçari ishte pranë kalimit te Torino, rivalët e qytetit për Juventus-in.

Presidenti i Torino-s, Urbano Cairo ishte dakordësuar me Cagliari-n për huazimin e lojtarit deri në qershor për 2 milionë euro dhe me të drejtë blerje për 15 milionë euro të tjera. E cila kthehej në deyrim blerje nëse Torino arrinte kualifikimin në Europa League. Lojtari do të merrte 1.5 milionë euro.

Por, gjithçka ka ndryshuar me përfshirjen e Juventus-it. Uruguajani që luan si anësor i djathtë, mesfushor qendre dhe mesfushor me tipare mbrojtëse, mund të përfunojë në “Allianz Stadium”.

Agjenti i lojtarit po kërkon pagë rreth 2.5 milionë euro në sezon për Nandez-in. Juventus-i fillimisht do të bëjë një largim në mesfushë, përpara se të marrë Nandez-in.

Arthur Melo, Aaron Ramsey dhe Rodrigo Bentancur-i janë tre emrat e përmendur për t’u larguar nga bardhezinjtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore