Sport

Juventus, në sulm preferohet dhe Arnautovic


Juventus-i po punon për të forcuar fazën sulmuese për sezonin e ardhshëm.

Alvaro Morata fillimisht u tha se do të largohej, por duket se ka negociata të tjera mes bardhezinjve dhe Atletico Madrid-it për spanjollin.

Morata është një emër që preferohet nga Massimiliano Allegri.

Mirëpo, kjo nuk do të thotë se Juventus do paguajë 35 milionë euro për të.

“Zonja e Vjetër” kërkon një formulë me më pak shpenzime, pasi nuk duket gati të ofrojë më shumë se 20 milionë euro.

Megjithatë, Juventus nuk po qëndron vetëm pas Morata-s.

Italianët synojnë dhe Marko Arnautovic-in nga Bologna.

Për austriakun Bologna ka ngritur një mur përpara, por shanset për nënshkrimin e tij janë në rritje.

33-vjeçari ka mundësinë të arrijë “trenin e madh” të fundit për karrierën e tij.

Ai është projektuar si zëvendësuesi i Dusan Vlahovic-it.

Arnautovic shënoi 15 gola në 34 paraqitje me Bologna-n këtë sezon.

Ai ka dhe dy vite kontratë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore