Sport

Juventus në sprintin final për Frattesi-n


Lojtari italian i Sassuolo-s, Davide Frattesi, është një nga objektivat e Juventus-it për mesfushën. Talenti pritet të ndjek të njëjten rrugë që një vit më parë mori, Manuel Locatelli.

Juventus-i është duke bërë ndryshime të mëdha në skuadër. Mesfusha pritet të jetë ndër repartet ku do zhvillohen më shumë largime dhe afrime.

Arthur Melo, Aaron Ramsey, Adrien Rabiot pritet të largohen. Paul Pogba thuhet se do jetë goditja “big” në këtë repart. Megjithatë duhet dhe afrime të tjera për të përballuar sezonin e gjatë.

Mesfushori 22-vjeçar i Sassuolo –s e ka fituar tashmë vendin në më të mirët e kampionatit dhe Juventus-it nuk i ka shpëtuar nga vëzhgimi, sipas mediave italiane.

Këtë sezon në Serie A, Frattesi numëron katër gola dhe po aq asiste në 36 paraqitje. Ai ka edhe katër vite të tjera kontratë me Sassuolo-n, ndërsa vlerësohet 20-30 milionë euro.

Inter-i dhe Roma janë gjithashtu të interesuara për të marrë shërbimet e mesfushorit të ri italian.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore